Politikat e Faqes

Rruga jonë – Nga një ide,
në një standard të ri

ALBKOR IMPORT është një histori suksesi, që nisi me një ide të thjeshtë: të sjellim në Shqipëri automjete të përzgjedhura me kujdes dhe një shërbim që reflekton profesionalizëm dhe transparencë.Me një rrugëtim që nisi nga pasioni për makinat dhe përkushtimi ndaj klientit, kompania është rritur me hapa të sigurt duke u kthyer sot në një emër të besueshëm për mijëra klientë në të gjithë vendin. 

Në një treg të mbingarkuar me oferta të pasigurta, ne kemi zgjedhur të bëjmë diferencën duke sjellë automjete të përzgjedhura me kujdes, përmes një procesi të strukturuar importi dhe një shërbimi që vendos klientin në qendër të çdo vendimi. 

Në ALBKOR

Gjithçka që bëjmë ka një qëllim të qartë: të sjellim më të mirën për klientët tanë.

Misioni

mission
Të ofrojmë automjete të verifikuara, me histori të pastër dhe një eksperiencë blerjeje që tejkalon pritshmëritë – nga kontakti i parë deri te dorëzimi i mjetit.

Vizioni

shared-vision

Të jemi kompania më e besuar për importin dhe shitjen e automjeteve në Shqipëri, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë përmes cilësisë dhe transparencës.

Çfarë na bën ndryshe

Ne nuk shesim makina të rastësishme ...

Ne nuk shesim makina të rastësishme – ne shesim histori të pastra.

Çdo mjet kalon përzgjedhje dhe kontroll ...

Çdo mjet kalon përzgjedhje dhe kontroll para se të niset drejt Shqipërisë.

Nuk premtojmë më të lirat – por garantojmë ...

Nuk premtojmë më të lirat – por garantojmë më të sigurtat.

Puna jonë nuk nis e mbaron me shitjen ...

Puna jonë nuk nis e mbaron me shitjen – ajo vazhdon me këshillim dhe ndihmë për çdo klient.

Çdo makinë që sjellim është një premtim për cilësi dhe siguri.

Ne nuk jemi thjesht shitës – ne jemi partnerë në zgjedhjen më të rëndësishme të klientëve tanë.

Fakte dhe shifra që flasin vetë

Mbi 2000 automjete të shitura në vit

10+ vite përvojë në import

- 250+ klientë besnikë nga sektori privat dhe bizneset

Viti pas viti, gjithnjë e më shumë klientë na zgjedhin

0 kilometra mashtrim, 100% transparencë

Ambient fizik: Tiranë dhe Prishtinë